Harta ku mund të mbillet kanabis në qarkun e Elbasanit: Ja fshatrat në 7 bashki

747
Edhe qarku i Elbasanit nuk ka se si i shpëton epidemisë së kultivimit të kanabisit që ka përfshirë në mbarë vendin.

Policia e shtetit ka evidentuar zonat me më rrisk për mbjelljen dhe kultivimin e bimëve narkotike në Qarkun Elbasan, raporton infoelbasani.al.

Ja cilat janë fshatrat sipas Bashkive ku mund të mbillet kanabis:
Në Bashkinë Elbasan janë Funar, Stafaj, Bradashesh, Shirgjan, Gjinar , Jagodinë.
Bashkia Peqin, Pajovë, Shezë, Trash.
Bashkia Cerrik, Klos, Banjë, Mollas, Selitë:
Bashkia Gramsh, Skëndërbegas, Vidhan, Gribë.
Bashkia Belsh, Dëshiran.
Bashkia Prrenjas Lëpushë, Gafer, Dritaj.
Bashkia Librazhd, Qarrishtë, Steblevë, Orenjë, Draguatunjë, Dardhë.
Këto janë zonat e identifikuar nga policia e shtetit në bashkëpunim edhe me pushtetin lokal si zonat më të rrezikuara për mbjelljen dhe kultivimin e lëndëve narkotike.Krahasuar me qarqet e tjera Elbasani rezulton me “prodhim” të ulët të bimës narkotike. Megjithatë rreziku mbetet potencial dhe nuk kanë munguar rastet kur janë kapur shtetas të ndryshëm me sasi të konsiderueshme droge. 
Sigal