U përplas me murin, humb jetën shoferi në Lushnje, kishte probleme shëndetësore

64

Një aksident me vdekje është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Plug të Lushnjes.

53-vjeçari N.R, duke drejtuar automjetin ”Benz”, prej problemeve shëndetësore ka humbur kontrollin dhe u përplas me murin në anë të rrugës.

Drejtuesi ka gjetur vdekjen pas përplasjes me murin.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:40, në fshatin Plug, Lushnjë, shtetasi N. R., 53 vjeç, banues në Plug, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.