U mbyt në Velipojë pas xhiros me motor uji, del fotoja e 17-vjeçares që ndërroi jetë

529
Sigal

Kjo që shikoni në foto është 17-vjeçarja, Enisa Doda e cila u gjet mbytur ditën e djeshme në plazhin e Velipojës në Shkodër.

Vajza nga Burreli kishte shkuar për pushime në Velipojë, por nuk mundi të dilte e gjallë nga deti.

Ajo bashkë me 24-vjeçarin, Indrit Bajraktari, të cilin e njohu në plazh u futën në det me motor uji. I riu doli në breg dy orë e gjysmë më vonë, por nuk kishte me vete as motorin e ujit dhe as vajzën.

Enisa Doda

Ai u tha pronarëve të motorit të ujit, se e kishte nxjerrë vajzën në breg dhe e kishte marrë xhaxhai i saj.

Ndërkohë sot, 24-vjeçari është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka lënë vajzën që të mbytej në det. Para oficerëve, ai ka deklaruar se e vajza rrëshqiti nga motori i ujit dhe nuk e mban mend mirë se çfarë ka ndodhur.