U kap me thikë në makinë, arrestohet i riu në Lezhë

Një 19-vjeçar u arrestua në Lezhë, pasi akuzohet për mbajtje pa leje të mjeteve prerëse. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet G.D.

Sigal

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 19 vjeç, banues në Lezhë, pasi iu gjetën në automjet, 2 mjete prerëse (thika). Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet prerëse dhe automjeti i këtij shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 51 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.