Erdhi vera? Sot temperaturat do të shkojnë deri në 31°C, parashikimi i motit

133
Sigal

Sot do të jetë një ditë me temperatura të larta.

Masat ajrore të qëndrueshme mbeten prezente në vendin tonë duke sjellë gjatë orëve të paradites mot të kthjellët dhe të ngrohte në pjesën më të madhe të territorit por orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu ne zonat verilindore dhe juglindore, nuk përjashtohet mundësia e breshërit.

Gjatë natës pritet sërish përmirësim i dukshëm i kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.