U kap me 53 kilogram drōgë, italiani: Nuk kisha dijeni, bombolat e oksigjenit i mora në Tiranë

265
Sigal

Mëngjesin e kësaj të hëne në pikën kufitare në Muriqan, janë sekuestruar 53 kilogram drōgë e fshehur në bombola oksigjeni dhe është arrestuar një shtetas italian.

Droga është kapur në makinën e një shtetasi italian identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.

Ndërkohë mësohet se italiani në deklaratën e tij në polici ka theksuar se nuk kishte dijeni për drogën që i është gjetur në automjet.

“Nuk kisha dijeni për drōgën që ndodhej në makinë. Bombolat e oksigjenit i kam marrë në Tiranë për arsye mjekësore pasi kushtojnë më lirë”, është shprehur ai.

Droga ishte paketuar në formë çokollatë dhe ishte e vendosur në tre bombola të ndryshme.

Gjithashtu mësohet se vlera e sasisë së drōgës së sekuestruar në makinën e italianit është rreth 150 mijë euro.