U kap me 4 mina me telekomandë, del para gjykatës së Vlorës 51-vjeçari nga Lezha

36
Sigal

Ka dalë sot para Gjykatës së Vlorës, Petrit Ndoji, i cili u arrestua pasi u kap me 4 minua me detonatorë, ndërsa do t’i komunikohet masa e sigurisë. Arrestimi i tij ndodhi 3 ditë më parë.

Ndaj tij rëndon akuza “mbajtja pa leje dhe për prodhim i armëve shpërthyese dhe municioneve”. Mësohet se 51-vjeçari nga Lezha, i kishte fshehur minat në kroskotin e makinës.

Policia raportoi se 4 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.