U hiqet ndihma ekonomike, protestë në Berat

712
Pas vendimeve të njëpasnjëshme për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike për shumë qytetarë në zona të ndryshme të vendit kanë nisur edhe protestat. Në Berat familjet e hequra nga skema e ndihmës ekonomike protestuan sot përpara institucionit të Prefektit të Qarkut. 
Familjet që janë përjashtuar nga ndihma, sipas skemës së re, e kane konsideruar si te padrejte heqjen nga kjo skeme. 
Sipas tyre kanë përfituar vetëm një pjesë e tyre në bazë të kriteteve të padrejta. Protesta është mbështetur nga dega e P.D-së në këtë qytet dhe deputeti i qarkut të kësaj partie.
Sigal