U godit nga rrufeja më pas ra në korrent, niset me urgjencë drejt Tiranës elektriçisti nga Burreli

167
Sigal

Një 61 vjeçar, me profesion elektriçist rrezikoi jetën teksa rregullonte linjën e tensionit të mesëm në fshat, kur dyshohet se nga shkarkimi atmosferik të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas policisë, shtetasi S. Gj., është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.04.2022, rreth orës 23:05 në urgjencën e spitalit Burrel, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi S. Gj., 61 vjeç, banues në Komsi Bashkia Mat (elektriçist) i cili duke rregulluar linjën e tensionit të mesëm në fshatin Midhë, dyshohet se nga shkarkimi atmosferik të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Shtetasi S. Gj., është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.