U gjet në mes të rrugës i qëlluar me armë në fytyrë, policia jep detaje për plagosjen e anëtarit të bandës së Niklës: Ndodhet në spitalin e Traumës

Krujë/Informacion paraprak

Në Nikël, Krujë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi Mariglen Haka, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sigal

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.