Çahet asfalti në aksin Berat-Mbreshtan, rezik për drejtuesit e automjeteve

212
Foto ilustruese
Sigal

Në afërsi të fshatit Mbreshtan, rruga ka pësuar çarje dhe rrëshqitje në thuajse gjysmën e asfaltit, duke u kthyer në një rrezik serioz për drejtuesit e automjeteve dhe sidomos për qytetarët që nuk e njohin këtë aks dhe qarkullojnë në të për herë të parë.

Mësohet se asfalti është çarë në disa pjesë, duke sjellë ngushtimin e rrugës dhe kalimin vetëm në një korsi në këtë aks. Kjo është çarja e dytë e asfaltit të kësaj rruge në vetëm dy muajt e fundit, pas çarjes së një sipërfaqeje të konsiderueshme asfalti në hyrje të fshatit Sinjë, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Rruga e asfaltuar që përfundon në fshatin Sinjë, është ndërtuar 15-vjet më parë, por gati çdo vit ajo ka shfaqur problematika të shumta si rezultat i ngricave dhe motit të keq.

Banorët e zonave të Velabishtit, Mbreshtanin, Sinjës bëjnë përgjegjëse për këtë situatë firmën ndërtuese që sipas tyre ka punuar pa cilësi në asfaltimin e kësaj rruge.