U gjet i vdekur në rezervuarin e Maliqit, arrestohet një femër si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços

143
Sigal

Burime konfirmojnë se për vrasjen në Kolanec të 26 vjeçarit Martin Çeço, në 18 qershor të këtij viti, është arrestuar edhe një shtetase tjetër.

Bëhet fjalë për Martina Pajollarin, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Martinit.  Policia ka arritur të sigurojë provat e mjaftueshme që vërtetojnë se kjo shtetase ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj që vuajnë dënimin në burgun e Drenovës.

Martina Pajollari dyshohet se ka qenë vajza e lidhur me viktimën por edhe në një lidhje të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili është autori i vrasjes.

Tre autorët në bashkëpunim me njëri tjetrin e kanë dhunuar e më pas hedhur trupin e pajetë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq, trup i cili u gjet nga banorët e zonës disa ditë pasi familja e viktimës e denoncoi të humbur.