U ekzekutuan nga babai i vajzës, përcillen për në banesë të fundit çifti shqiptar

709
Sigal

Familjarët, miqtë dhe të afërmit i kanë dhënë lamtumirën e fundit çiftit shqiptar që u ekzekutua me armë zjarri në Australi nga babai i vajzës. Vetëm një vit më parë familja dhe miqtë u mblodhën për të festuar dasmën e Veton dhe Lindita Musait. Pak orë përpara se të ndërroheshin vitet, shqiptari Osman Shaptafaj qëlloi me armë zjarri në drejtim të vajzës Lindita Musai 25-vjeç dhe dhëndrit Veton Musai 29-vjeç.

E bija humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa dhëndri disa orë më vonë në spital, pasi plagët ishin të rënda duke mos u mbijetuar. Ndërkohë që autori i ngjarjes makabre tentoi vetëvrasjen, por ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

I ati sipas të afërmve të çiftit, kishte një formim të vështirë, ndërsa nuk ka qenë i ftuar në as fejesën e çiftit dhe as në dasmë. Por kush ishin arsyet e vrasjeve? Sipas medieve australiane, bazuar te dëshmitë e të afërmeve të familjes, Lindita Musai pas martesës ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ai nuk e pranonte një fakt të tillë dhe ishte kundër largimit të saj nga shtëpia duke i ekzekutuar.

Veton Musai, ishte djali i udhëheqësit të komunitetit shqiptar në këtë vend, Alil Musai, i cili arriti atje nga Maqedonia në vitet 1980.