U ekzekutua pak metra larg banesës, detaje nga vrasja e 41-vjeçarit Elton Javori! Policia “blindon” hyrjen e Vlorës

23
Sigal

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Elton Javori paraditen e sotme në qytetin e Fierit.

Mësohet se krimi ka ndodhur rreth 100 metra larg banesës së viktimës, ndërsa ende nuk dihen motive dhe rrethanat e ngjarjes.

Uniformat blu raportojnë se kanë identifikuar autorin e krimit, që tronditi Fierit rreth orës 11:00.

Ndërkohë policia ka ngritur postbllok në hyrje të Vlorës, pasi dyshohet se autori është larguar në atë drejtim.

Sipas burimeve të policisë, autori kanë qenë me një automjet tip Mercedes Benz ngjyrë blu.