U ekzekutua në Fushë Krujë/ Boksieri i njohur reagon për vrasjen e Brilant Martinajt: Na e bëre zemrën copë vëllai jonë!

201
Sigal

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në mbikalimin e Fushë-Krujës. 3 personat që ndodheshin brenda në makinë u qëlluan për vdekje me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë.

Në të u dogjën brenda shtetasit Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Brilant Martinaj dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit.

Pas lajmit për vdekjen e djemve por veçanërisht Brilantit ka reaguar në rrjetet sociale bokseri i njohur Krist Prenga. Kristi i cili duket se kishte pasur një raport të ngushtë shoqëror me viktimën, ka treguar se është i lënduar nga lajmi i ndarjes nga jeta të mikut të tij dhe ka i shprehur ngushëllimet familjarëve.

“Na e bërë zemrën copash Brilant. Copash vëllai jonë. Në më të mirën ditë e mëtë mirën moshën shkove pranë Zotit. Tu prehtë shpirti në paqe. Ngushëllime miqtë e mi Zoti ju forcoftë”- shkroi Prenga krahë fotos së Brilantit.