Shqiptari i ekzekutuar me dy plumba në Romë të Italisë është identifikuar si Gentian Kasa.
45 vjeçari me origjinë shqiptare u qëllua për vdekje të shtunën në mbrëmje në Romë në rrethin Nuovo Salario-Fidene.
Ndaj tij u organizua një atentat sapo doli nga shtëpia për t’u rikthyer në qelitë e burgut.
Dy plumba e kapën atë në pjesën e kokës dhe gjoksit duke e vrarë menjëherë. Veprat penale për të cilat Gentian Kasa ishte gjykuar kanë të bëjnë me trafikun e drogës, vjedhjet dhe pranimin e mallrave të vjedhura, shkruan “La Republica”. Ai ishte arrestuar si në vitin 2011 për drogë po në Romë dhe në 2014 në Ankona.