U dënua me dy vite burg, shpallet në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llalla

162
Sigal

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla eshtë shpallur në kërkim ndërkombëtar ditën e sotme, pasi kanë kaluar të paktën dy javë që kur Gjykata e Apelit vendosi ta dënojë përfundimisht me 2 vite burg.

Zyrtarisht emri i ish kryeprokurorit Llalla, shkon në Interpol. Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka përfunduar procedurat ligjore dhe ka shpallur në kërkim ndërkombëtar emrin e Adriatik Llallës.