“France Football” zbulon sot 30 kandidatët për “Topin e Artë”

197
Sigal

Pas dy vitesh, Topi i Artë do të jepet sërish. Çmimi prestigjioz u krijua në vitin 1956 nga revista sportive franceze France Football, por në vitin 2020 u anulua me vendim të organizatorëve për shkak të Covid-19 dhe të gjitha ndryshimeve të shumta në kalendarin e ndeshjeve.

Lista prej 30 kandidatësh do të zbulohet sot nga organizatorët. Leo Messi është kandidati kryesor pasi fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën. Ai do të rivalizohet nga Jorginho, i cili u shpall kampione Evrope me Chelsea-n dhe Italinë.

Për argjentinasin do të ishte “Topi i Artë” i 7-të në karrierë. Fituesi do të zbulohet më 29 nëntor në Paris.