U arrestuan dy javë më parë në Rinas me dy pajisje jo të zakonshme, ja çfarë nxorrën hetimet për 2 britanikët

147
Sigal

Para dy javësh në aeroportin e Rinasit u kapën dy shtetas britanikë të cilët kishin me vete edhe dy pajisje jo të zakonshme të dyshuara si përgjues. Ditën e sotme shtetasit, P.T 61 vjeç dhe C.M 46 vjeç janë lënë të lirë.

Dy britanikët deklaruan se i kanë pasur për përdorim vetjak pajisjet e tyre. Ndërsa këto të fundit u kaluan autoriteteve për t’u ekzaminuar dhe më pas rezultuan të ishin radio dhe jo pajisje përgjimi siç dyshohej në fillim.