U arrestua pasi abuzoi seksualisht me të miturën, gjykata lë në burg kirurgun Dervish Hasi. Videot me marrëdhënie në grup…

25
Sigal

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Dervish Hasin.

Ndërkohë mbi Hasin rëndojnë akuzat e “Trafikimit të të miturve” dhe “Pornografi”.

Kujtojmë se Hasit, u arrestua sdy ditë më parë pasi shfrytëzonte për prostitucion një 16-vjeçare, për një periudhë 2-vjeçare.

Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi. E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video me përmbajtje për të rritur.

Policia zbuloi në telefonat celular se të 4 personat kishin hapur një  grup ‘chati’ në celular, ku shkëmbenin mesazhet dhe video.

Ai dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke përdorur besimin, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.

Policia e arrestoi 42-vjeçarin kur e mitura shkoi në banesën e tij, aty ku ai i linte takim disa herë në javë.