Një 47-vjeçar me iniciale A.B., është shpallur në kërkim pas masakrës mjedisore në Milot ku dogji qindra goma automjetesh pranë urës së Matit.
Policia po punon për kapjen e tij.
Më 14 mars, autostrada Lezhë-Milot u mbulua nga shtëllunga tymi të zi duke krijuar rrezik për drejtuesit e mjeteve.
Situata është e përsëritur prej kohësh, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin përballë kësaj ndotjeje të vazhdueshme që krijohet nga djegia e gomave në një nga akset kryesore kombëtare.






















