TURP! Masakrohet monumenti i Ismail Qemalit mes godinës së Qeverisë e Kryesisë së Kuvendit

568
Sigal

Edhe pse Kryeministri, ministrat e deputetët që krenohen me foton e Ismail Qemalit, kryerilindësit shqiptar që vendosën në zyra, çuditërisht nuk u zë syri monumentin e tij të masakruar që e kanë fare pranë godinave, ku futen e dalin çdo ditë. Dy fotot e këtij foto-lajmi, fiksuar dje nga reporter i gazetës “Telegraf”, tregojnë më së miri barbarizmin ndaj monumentit dhe absurdin shtetëror që hesht përballë këtij fakti. Tashmë, emri i Plakut të urtë të Vlorës me germa metali në bazament, është i palexueshëm. Nga 17 shkronja që duhet të ketë emri në bazament (Ismail Qemal Vlora), kanë mbetur vetëm nëntë, ndërsa 7 të tjera mungojnë! Ata janë grabitur. E këtu tek ne, në Shqipëri, ku krimi bën kërdinë, vjedhja, nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Madje, në komunikatat ditore të policisë, dhjetëra grabitje dhe nuk shënohen fare. Por në rastin konkret, dhunimi i monumentit të Ismail Qemalit, njeriut që ngriti Flamurin në Vlorë më 1912 e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, është përtej një skandali të dhunimit të një vepre arti. Monumenti i dhunuar ndodhet pak metra para hyrjes së Kryesisë së Kuvendit, e po aq dhe nga zyra e Kryeministrit Edi Rama. Thua të mos e kenë parë Kryeministri, kreu i Kuvendit e deputetit këtë masakër! Po këshilltarët e kulturës nuk e kanë parë e të jepnin alarmin!? Ata i sheh kudo, në bregdet e në zona të tjera pranë një fadrome që prish një godinë, me e pa tritol), na mbinë në ekrane, duke u përgjëruar për ruajtjen e trashëgimisë kulturore e veprave të artit. Por nuk ‘e shohin’ monumentin e dhunuar të Ismail Qemalit. Dhunimi i monumenti është një turp! Së pari për ata që paguhen me paratë e shqiptarëve për ruajtjen e vlerave dhe dinjitetit kulturor e historik të Shqipërisë e shqiptarëve. Por dhe për shoqata kulturore që shpenzojnë jo pak në emrin e këtyre vlerave. Po intelektualët që janë gati të firmosin peticione në çdo kohë kundër apo pro qeveritarëve ku janë? Përse heshtin! Mjaft më! Dhunimi i monumentit të Ismail Qemalit, duhet të shërbejë si një apel që të shkunden qeveritarët, intelektualët, media. Sot, qeveritarët udhëtojnë drejt veriut për të përkujtuar bashkë me homologët kosovar në kujtim të luftës për çlirimin e Kosovës. E mirë bëjnë! Karburantin e një makine nga karvani i gjatë të kishin kursyer, do të kishin riparuar masakrën në monument. Se me Plakun e Vlorës  të dhunuar, nuk do ndjehen mirë dhe luftëtarët e gjallë apo ata që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës. Se Flamurin në Vlorë më 1912-n, Ismail Qemali me patriotë e ngritën për Shqipërinë, Kosovën, Çamërinë, gjithë hapësirat mbarëshqiptare, brenda e jashtë vendit. Dje, tek monumenti i Ismail Qemalit, me dhimbjen në shpirt, u ngushëlluam duke vendosur buqeta me lule….