Covid-19/ Turizmi në kolaps

361
Sigal

Pandemia e Covid-19 po ”thyhen” edhe turizmin. Operatorët në sektorin e turizmit kanë filluar pushimet në masë nga puna. Ata po fshijnë nga listëpagesat punonjësit e tyre, pasi sektori është në prag kolapsi. Një ndër degët kryesore të ekonomisë shqiptare ka marrë me koronavirusin goditjen e dytë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Vasil Bedinaj, kreu i Operatorëve Turistikë për Jugun, shprehet: “Deri të premten nuk ishin çregjistruar, ndërsa këtë javë qeveria do të shikojë shifrën e lartë të personave të dalë nga sigurimet shoqërore. Nga data 1 prill, strukturat shtetërore duhet të mbajnë përgjegjësi për të gjithë punonjësit tanë”.

Në paketën e masave të qeverisë nuk është parashikuar asnjë ndihmë për sektorin e turizmit, i cili po përballohet me anulimin e të gjitha rezervimeve, çka do të thotë 0 të ardhura për operatorët.