Ambasada italiane falenderon Presidencën për mbështetjen dhe solidaritetin

311
Sigal

Ndërtesa e Presidencës është ndriçuar nga ngjyrat e flamurit italian, në shenjë solidariteti me situatën e vështirë që po kalon shteti fqinjë, i goditur rëndë nga COVID-19.

Ambasada italiane, me një shënim në facebook, ndërsa ka postuar foton e Presidencës së ndriçuar, shprehet falënderuese për mbështetjen.

“Edhe ndërtesa e Presidencës së Republikës së Shqipërisë në Tiranë ndriçohet nga tringjyrëshi italian. Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe solidaritetin“, shkruhet në faqen e ambasadës italiane në facebook.

Disa ditë më parë, Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë e infermierë, që do të paguhen nga buxheti i shtetit, për të ndihmuar Italinë në luftën kundër COVID-19.