Turisti kolumbian izolohet në një zonë të pyllëzuar në Dhërmi, policia e gjen pas disa orësh

Punonjësit e Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e zjarrfikëses, i vijnë  në ndihmë një turisti kolumbian që kishte mbetur i izoluar në një zonë të pyllëzuar, në terren të vështirë, në fshatin Dhërmi.

Mesditën e sotme, në sallën operative Himarë ka ardhur një telefonatë se një turist kolumbian kishte mbetur i izoluar në një zonë të pyllëzuar dhe të thepisur, në fshatin Dhërmi.

Sigal

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e zjarrfikëses, pas disa orësh kërkimi, kanë bërë të mundur gjetjen e turistit kolumbian, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.