Tuneli i Llogorasë/ Zv.kryeministrja Balluku inspekton ndërtimin e rrugëve ndihmëse

23
Sigal

Puna po vijon me ritme të shpejta në tunelin e Llogorasë që do të shkurtojë ndjeshëm distancën drejt jugut të vendit. Zv.kryeministrja sot ka inspektuar rrugët dytësore që lidhin tunelin me akset kombëtare, ndërsa u shpreh se dorëzimi do të ndodhë për hapjen e këtij sezoni veror.

Hapja e tunelit do të bëhet me faza fillimisht për makinat e pasagjerëve dhe autobusët, dhe jo për ato me tonazh të rëndë.

“Mjetet e tonazhit të rëndë do të ndjekin rrugën e vjetër për të mos krijuar probleme dhe trafik dhe të na dhënë mundësinë të koalidojmë këtë vepër të rëndësishme. Pas përfundimit të sezonit do të vendosen sensorët dhe gjithçka tjetër për këtë tunel, i cili do të jetë një tunel me qendër ekselence monitorimi, nga qendrat më të mëdha në Ballkan dhe të gjitha këto do të bëhen pas përfundimit të sezonit veror”, -tha Balluku.

Tuneli i Llogorasë lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat duke mundësuar që infrastruktura drejt jugut të vendit të shkurtojë distancën në pritje të shifrave rekord nga turizmi gjatë këtij viti.