Tufa zbërthen dosjen për të cilën akuzohet Meta: Kush është I.M nga Librazhdi

140
Sigal

Shkrimtari Agron Tufa thotë se ligji i  dosjeve është vetëm propagandë e qeverisë që u iniciua nga një e-mail anonim me qëllimin e vetëm për të goditur Ilir Metën.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Tufa tha se prej kohësh ka denoncuar me emra dhe mbiemra mbi bazën e dokumenteve origjinale edhe njerëz të njohur në politikës, por nuk u morën parasysh nga Autoriteti i Dosjeve.

Sipas tij, e gjithë skema u bë për të goditur Metën për interesa politike, ndërkohë që I.M për të cilin përflitet Meta është një person nga Librazhdi që vetëm emrin ka të përbashkët me ish-presidentin.

“Personi që vazhdon të mbahet ende në gojë, është një emër tjetër homonim dhe është nga Librazhdi.  Për këtë kam burime të tjera. Turpi i votimit të këtij ligji është se po bëhet një lojë. Ky ligj i mbyll hermetikisht dosjet ngre një çështje njerëzore për ndërgjegjen qytetare: pse kufizohen vetëm tek bashkëpunëtorët, po për oficerë e sigurimit të shtetit që sot drejtojnë institucione të shoqërisë”, tha Tufa.