Tregu i rrobave të përdorura pritet të arrijë 2-fishin e madhësisë aktuale, deri në vitin 2030!

190
Sigal

Industria e modës po lëviz në një pozicion shumë më të qëndrueshëm, bazuar në një raport të ri. Sipas ThredUp – i cili është një dyqan i dorës së dytë në internet me filiale në Shtetet e Bashkuara – 10 vitet e ardhshme do të shohim që tregu i rishitjes do të rritet shumë më shpejt sesa shitja me pakicë tradicionale. Veshjet e dorës së dytë pritet të arrijnë dyfishin e madhësisë së modës së shpejtë* deri në vitin 2030.

*Moda e shpejtë është termi që përdoret për të përshkruar modelet e veshjeve që lëvizin shpejt nga pasarelat në dyqane për të përfituar nga trendet. Koleksionet shpesh bazohen në stilet e paraqitura në shfaqjet e Javës së Modës ose në veshjet e të famshmëve.

Sipas raportit global, tregu i rishitjes po rritet me një ritëm 11 herë më shpejt se shitja me pakicë tradicionale dhe duhet të jetë me vlerë 84 miliardë dollarë deri në 2030.

Të dhënat sugjerojnë se moda e dorës së dytë po rritet gjithashtu me një ritëm shumë më të shpejtë sesa moda e qëndrueshme dhe konsumatorët po u rikthehen rishitjeve gjithnjë e më shumë. Kjo ka ndodhur në mënyrë dramatike gjatë 12 muajve të fundit. ThredUp citoi që 118 milionë konsumatorë kanë provuar të shesin veshje të përdorura për herë të parë, gjatë 2021-shit, krahasuar me vetëm 36.2 milionë shitës ‘për herë të parë’ në 2020.

“Kjo do të thotë se blerjet/shitjet e dorës së dytë kanë aftësinë për të ndryshuar modën”, shprehet Karen Clark, anëtare e ThredUp.

Clark tha se edhe millenials dhe gjenerata Z po preferojnë gjithnjë e më shumë të blejnë veshje të përdorura (por edhe të shesin). Kjo mund të jetë për shkak të çmimeve, idesë së mbrojtjes së mjedisit apo edhe faktit se second-hand është kthyer në një lloj trendi.