Tre viktima si pasojë e motit të keq në Greqi

186
Sigal

Uljet e temperatura kanë sjellë edhe reshje të dëborës të cilët kanë pasur me problematika të ndryshme. Bllokim të rrugëve nga bora, si edhe ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të motit të keq. Por kjo fatkeqësisht ka sjellë edhe humbje jetë.

Në Greqi deri më tani janë raportuar 3 viktima më i fundit një 73 –vjeçar nga fshati Mourtias, në Evia. Mediat greke shkruajnë se 73-vjeçari trajtohej me oksigjen dhe ndërprerja e energjisë elektrike si pasojë e motit të keq ka rezultuar fatale për të moshuarin.

Në Evia gjithashtu u raportua edhe për një 80-vjeçar me probleme të frymëmarrjes i cili humbi jetën, ndërsa ishte bllokuar në banesën e tij nga bora. Pavarësisht se kishte njoftuar grupet e shpëtimit, terreni i vështirë për shkak të borës nuk lejoi që të ndërhynin menjëherë. Edhe pse u bënë përpjekje me helikopter ekipet arritën në banesë pasi 80-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Më herët autoritetet bënë me dije se një 56-vjeçar nga Kreta ndërroi jetën. Ai ishte bllokuar në Kaminaki për shkak të reshjeve të borës.

Ndërkohë është kërkuar edhe ndihma ushtarake për hapur rrugët dhe për të ndihmuar teknikët në rikthimin e energjisë elektrike për shkak të terrenit të vështirë.