Tre skenarët e studiuesve: Sa do zgjasë pandemia e koronavirusit, dhe çfarë pritet në vitet e ardhshme

355
Sigal

Sa do të zgjasë pandemia e koronavirusit? Dy vjet! Sipas shkencëtarëve nga Universiteti në Minesota, pandemia e koronavirusit ka shumë gjasa të zgjasë mes 18 dhe 24 muaj. Ata theksojnë se Covid-19 është shumë herë më ngjitës së gripi dhe me siguri do të vazhdojë të qarkullojë.

Studiesit kanë rëndë dakord në përfundimin se koronavirusi ka një periudhë më të gjatë inkubacioni sesa gripi, që do të thotë se duhet më shumë kohë që të shfaqen simptomat tek një person i infektuar. Gjithashtu virusi i ri ka shfaqur një shkallë më të lartë të transmetimit asimptomatik dhe me një vlerësim më të lartë R0 sesa gripi.

Vlerësimi R0 në R1 do të thotë se një person i infektuar me virusin, do e transmetojë atë mesatarisht tek një person tjetër. Covid-19 është vlerësuar me një R mes 1.4 dhe 5.7.

Për këtë arsye edhe shkencëtarët po punojnë me shpejtësi për vaksinën, për ti paraprirë një skenari të keq.

Studiuesit kanë paraqitur tre skenarët se si virusi mund vazhdojë të përhapet në vitet në vazhdim.

–Në skenarin e parë; vala e parë e koronavirusit do të zgjasë deri në pranverën e vitit 2020 për t’u pasuar nga “një seri valësh më të vogla përsëritëse” që ndodhin gjatë gjithë verës dhe pastaj në një periudhë një deri në dy vjet. Virusi gradualisht do të dobësohet “diku në vitin 2021.”

-Skenari i dytë do të shihte valën e parë të koronavirusit në pranverë të pasuar nga një valë më e madhe në vjeshtë ose dimrin e vitit 2020. Një ose më shumë valë më të vogla do të vinin më pas në 2021. Ky model, vunë në dukje studiuesit, është i ngjashëm me atë të shpërthimit të gripit në 1918 që vrau deri në 50 milion njerëz në të gjithë botën.

Sipas skenarit përfundimtar, vala e parë do të pasohej nga një valë e ngadaltë e transmetimit në vazhdim por pa një model të qartë të valës. Modeli do të ndryshonte gjeografikisht dhe mund të ndikohet nga shkalla e masave zbutëse në rajone të ndryshme.

Sidoqoftë, autorët e raportit thonë se kjo situatë nuk ka gjasa të kërkojë rikthimin e masav, megjithëse raste të reja dhe vdekje do të vazhdojnë të ndodhin./ CNBC/