Tre gjyqtarë shqiptarë në Gjykatën e Strasburgut, zbulohen emrat

537
Përzgjidhen 3 kandidatët e Shqipërisë për Gjykatën e Strasburgut emrat e përzgjedhur janë; Aleksandër Muskaj, Aurela Anastas si dhe Sokol Berberi. Në këtë garë morën pjesë 11 aplikantë, ndërsa Strasburgu refuzoi 3 kandidatët e parë.
Ina Rama, Genti Ibrahimi dhe Sokol Berberi, ishin 3 kandidaturat e paraqitura nga qeveria më herët për një post në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Por këta emra u rrëzuan nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. Pavarësisht se arsyeja e këtij vendimi nuk u bë i ditur, nisur nga praktika dhe precedentët e mëparshëm, KiE mund t’i rrëzojë kandidaturat për dy arsye: procedurat e brendshme të përzgjedhjes së tre kandidaturave nuk kanë qenë të ndershme dhe transparente; kandidaturat nuk plotësojnë aftësitë profesionale apo të integritetit.

Këshilli i Europës ftoi qeverinë shqiptare që të paraqiste brenda datës 26 gusht, 3 kandidatura për postin e anëtarit të Gjykatës së Strasburgut, pasi më 31 janar të vitit 2017 përfundonte mandati i gjyqtarit të vetëm që ka Shqipëria në GJEDNJ.
Sigal