Transportojnë nxënës më shumë se kapaciteti, gjobiten 40 shoferë

427
Policia rrugore ka ndëshkuar më shumë se 40 drejtues mjetesh që transportojnë nxënës shkollash më shumë se kapaciteti i lejuar. Gjithashtu i janë nënshtruar testit të alkoolit 50 drejtues mjetesh që drejtojnë mjete transporti të udhëtarëve dhe të nxënësve të shkollave. Duke nisur nga kjo javë policia rrugore ka filluar kontrollin e të gjitha linjave urbane dhe interurbane, si dhe ato të transportit të nxënësve të shkollave. 
Kontollet përfshijnë anën e dokumentave, pajisjen me leje drejtimi përkatëse, kontrollin mbi numrin e fëmijëve që transportohen nga mjetet, duke respektuar limitet sipas lejes së qarkullimit. Kontrolli përfshin dhe drejtuesit e mjeteve që mbajnë fëmijët në vende të para të pasistemuara me pajisje të posaçme, kontrolli mbi përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjetit, pajisjen me sinjalistikë të nevojshme dhe logot sipas kërkesës së bashkisë për mjetet që transportojnë nxënës.
Sigal