Traktori del nga rruga, në gjendje të rëndë drejtuesi

610
Një 45-vjeçar është në gjendje të rëndë për jetën pasi traktori të cilin po drejtonte doli nga rruga.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në fshatin Zerec-Maliq.
45-vjeçari S.K. u transportua në Spitalin e Korçës për të marrë mjekim, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje.
Sigal