“Trafiku po i “merr frymën” qytetarëve të Tiranës”, ARRSH: Do të devijohet sërish qarkullimi në zonën e Astirit

220
Sigal

ARRSH njofton se duke filluar që nga 4 prilli lëvizja e automjeteve në sheshin Shqiponja për hyrjen në Tiranë do të ndryshojë.

Për t’u drejtuar në rrugën “Teodor Keko”, Astir do të kalohet përmes Tunelit Nr. 3, ndërsa për drejtimin në rrugën “Dritan Hoxha” do të vijohet lëvizja në Tunelin Nr. 4.

Përpos ndryshimeve që do të ndodhin, ARRSH njofton se lëvizja për daljen nga Tirana do të mbetet e pandryshuar e cila do të mundësohet nga dy drejtime të mundshme si nga rruga “Teodor Keko” ashtu edhe nga Rruga “Dritan Hoxha” në drejtim të Durrësit.

Po pavarësisht tunele që hapen dhe mbyllen në zonën e ish-sheshit Shqiponja, qytetarët e Tiranës vuajnë nga trafiku i rënduar në hyrje dhe në dalje të qytetit, ku iu duhet të kalojnë disa orë të mira të ditës së tyre.


Njoftimi i plotë i ARRSH:

Në datën 04.04.2021 do të vihet në përdorim Plani i Menaxhimit të trafikut 2. Në vijim të punimeve për Lotin 1 “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, do të ketë ndryshim të skemës së lëvizjes në “Sheshin Shqiponja” për hyrjen dhe daljen nga Tirana.

Konkretisht hyrja në Tiranë për përdoruesit që vijne nga “Rruga e Durrësit” (Casa Italia) do të mundësohet nëpërmjet Tunelit Nr. 3 për drejtimin në rrugën “Teodor Keko” dhe për drejtimin në rrugën “Dritan Hoxha” do të vijohet lëvizja në Tunelin Nr. 4.

Rruga “Dritan Hoxha” do të aksesohet dhe nga rruga “Teodor Keko”. Dalja nga Tirana do të jetë e pa ndryshuar, e cila do të mundesohet si nga Rruga “Teodor Keko” në drejtim të Durrësit ashtu edhe nga Rruga “Dritan Hoxha” në drejtim të Durrësit.

Për daljen nga rruga “Dritan Hoxha” do të përdoret devijimi në rrugën pranë Bankës “Credins” në afërsi të “Sheshit Shqiponja”. Për këto punime që po kryhen në rrugë kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe banorëve.