Ka mbi një muaj që ka filluar rikonstruksioni i aksit Fushë- Krujë-Vorë. Ndonëse ka mbi një muaj që punimet kanë filluar dhe ky aks është vetëm 11 kilometra punimet akoma nuk kanë mbaruar. Ky është një ndër akset më të rendësishme në vend pasi lidh veriun me jugun dhe anasjelltas, por edhe me Durrësin dhe aeroportin e Rinasit.

Qytetarët që udhetojne në drejtim të Durresit ose Rinasit jan te detyruar te pershkojne me shume se dyfishin e rruges pasi duhet te bejne xhiron nga kamza e me pas te marin autostraden Tiranë-Durrës ose Tiranë-Rinas.

Për çudi punimet në këtë aks po kryhen në të dyja korsitë njëkohësisht dhe kjo ka sjellë mjaft anomali në qarkullimin e mjeteve, por edhe një trafik kilometrik nga Fushë-Kruja në drejtim të Rinasit, nga Vora në drejtim të Fushë-Krujës, por edhe nga Fushë-Kruja në drejtim të Tiranës e konkretisht në afërsi të “Urës së Tapizës”.

Por kalimi mbi këtë urë është i ndaluar të bëhet në autokollone e ky është shkaku i trafikut.

Punimet që po kryhen në të dyja korsitë njëkohësisht janë për t’u habitur pasi në të gjithë botën apo dhe në rrethe të tjera, apo në akse të tjera në vend punohet një herë me një korsi e me pas me tjetrën në mënyre që të evitohet trafiku apo sorollatjet e kota të udhetarëve e qytetarëve.

Nuk dihet edhe për sa kohë do të vazhdojë kjo menyrëe të punuarit dhe për sa kohë qytetarët dhe udhetarët që i drejtohen Durresit, Rinasit etj apo anasjelltas do jenë të detyruar të bëjnë xhiro të pakuptimta.