Tiranë, përurohet Zyra e Rrjetit Rajonal të të Rinjve

282

Ka hapur dyert
pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë Zyra e Rrjetit Rajonal të të Rinjve, në
kuadër të bashkëpunimit rajonal.


Në fjalën e tij në këtë event, ministri i Mirëqënies Sociale,
Blendi Klosi vlerësoi se kjo zyrë do të forcojë lidhjet mes të rinjve në mbarë
Ballkanin.
 

“Kjo zyrë do të jetë pika e përbashkët e ndërlidhjes së të
rinjve në rajon. Ajo do të jetë një hapësirë që do ta shfrytëzojnë të rinjtë e
vendeve tona dhe do të ndihmojë shumë për të rritur dimensionin social të të
rinjve”, ka thënë Klosi.
 

Ministri ka theksuar se zyra në fjalë do të shërbejë edhe
si promotore e ideve rinore dhe edukimit në arsimin profesional.