Një 70-vjeçar është gjetur i vdekur në kryeqytet. Kanë qenë kalimtarët ata të cilët kanë zbuluar viktimën në rrugë, e më pas kanë telefonuar ambulancën.
Nuk dihet identiteti i të moshuarit apo rrethanat në të cilat ndërroi jetë.
Dyshimet e para janë që i moshuari të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale mirëpo pritet konfirmimi nga grupi hetimor.
Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për këtë ngjarje.





















