Tirana pa energji elektrike, këto janë zonat që do të preken nesër

184
Sigal

Disa zona të Tiranës do të mbeten disa orë pa energji elektrike. OSHEE, njofton se më datë 22 shkurt, për shkak të remontit të parashikuar në dy fidera të NST, Qafë Mollë, do të stakohet energjia gjatë intervalit kohorë 10:00-13:00 në zonat Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë.

Njoftimi i plotë:

Pershendetje/ Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 22 shkurt
Për shkak të remontit të parashikuar në dy fidera të NST Qafë Mollë, në datën 22 shkurt gjatë intervalit kohor 10:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë