(Foto) Tirana mbushet me postera kundër Ramës: Këto muaj mos harroni të kurseni, secili do paguajë 400 euro për…

302
Sigal

Qeveria shqiptare ka parashikuar të paguajë të paktën 100 milionë euro për gjyqin e humbur në arbitrazh ndaj biznesmenit italian, Françesko Beketi, për një tekë të kryeministrit Edi Rama.

Shuma stratosferike do paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, ndërkohë që kaq shumë lekë nuk u dhanë as nga qeveria për të ndihmuar shqiptarët në nevojë gjatë pandemisë.

Për shkak se secili qytetar duhet të paguajë nga 400 euro për Beketin, Tirana u gdhi sot me postera.

“Këto muaj mos harroni të kurseni. Falë Edi Ramës, secili duhet të paguajë 400 euro për Beketin”, shkruhet në postera.

Aktivistë të shoqërisë civile kanë shpërndarë posterat kryesisht nëpër makina.

Qeveria dhe Edi Rama nuk e kanë komentuar akoma vendimin, ndërsa më parë ishin përbetuar se nuk do japin asnjë kokërr leku për Beketin.