Tirana e vjetër ndër vendet më të gjelbëruara në Evropë, sot gjendet në fund të listave

1996
Profesor Tritan Kalo, ish fqinj i kryeministrit Rama tregon se Tirana e viteve 1962 nga vendi i dytë në Evropë për më shumë gjelbërim, ditët e sotme ka kaluar në fund të listave të qyteteve evropiane të gjelbëruara. 
“Në katin e dytë mbi dyqan në pallatin djathtas të kësaj fotoje, jetoj që prej 1 Dhjetorit 1962….Rruga “Muhamet Gjollesha”, Pallati 18, Shkalla 4. Apartamenti 22….Ishte koha kur Tirana kishte plot dritë, ajër të pastër, gjelbërim dhe shumë-shumë pak betonizim…Të gjitha familjet në mes nesh kishim një lidhje mbi vëllazërore…Po ashtu ishim një ekip djemsh dhe vajzash të urtë, nxënës shëmbullorë, dhe mjaft respektues të më të rriturve, të shpërndarë në të 9-të shkallët dhe 72 apartamentet e këtij pallati…Sot një pjesë e madhe e shokëve dhe shoqeve të mija të vegjëlisë kanë “shtegtuar” kudo në botë, ndonjë edhe është ndarë përfundimisht nga ne…I kujtoj të gjithë me plot mall dhe shumë respekt…Në shkallën e 1-rë të këtij pallati ka lindur, është rritur e martuar edhe Kreu i Mazhorancës së sotme…NUK besoj ta ketë harruar!!!”
Sigal