Timonieri, shoferi dhe karrocieri…

503
Sigal

Nga Agim Jazaj

Shoferët për autobuz,

Zgjidheshin me “epruvetë”,

Të ishin njerëz të selitur,

T’mos kishin bërë aksident!

 

Shoferi me mend në kokë,

I bënte mjetit shërbimet,

S’kapërdisej në timon,

Pa i ndjerë gjithë “Rënkimet”!

 

Dje mori telefon,

Begua, miku im i vjetër,

Kishte lezet në timon,

Nuk i gjendej shok tjetër!

 

Në punë kishte dhe shofer,

Me makina, shqyer te parku,

Copë, copë e për ibret,

Të hapnin zorrët e barkut!

 

Timonin e autobuzit,

As në ëndërr se shikonin,

Ishin në “grykë të obuzit”,

Se udhëtarët do rrëzonin!

 

Kur dilte Meti në rrugë,

Asnjeri si ngrinte dorën,

Ose do zinin kanalin,

O do putheshin me Vlorë!

 

Sa herë e kish hedhur skodën,

Karro- në kanal e buza,

Kapërdisej në lokale,

E kudo tregonte rruza!

 

“Nuk e kisha fajin unë,

Fajin e kish ai guri”,

Begoja i priste gjuhën,

“Fajin prapë e kishte truri”!

 

Kur thehu këmbë e kokë,

Sikur nisi, mblodhi trutë,

Kështu e paska zanati,

Ashtu i do “Mushka drutë”!

 

Me shumë vonesë e mësoi,

Nuk e donte as zanati,

Se kapi me dorë timonin,

U habit Vlora dhe fshati!

 

Një ditë prisnim te “Kapelja”,

Do shkonim në një vaki,

Bashkë me time shoqe,

Te këmbët vjen një taksi!

 

Rri urtë moj e uruar,

Ai s’është as karrocier,

Ti e shikon në timon,

Do na hedh në ndonjë ferrë!

 

I kam thënë një mikut tim,

I thash unë “taksixhiut”,

Ja bëra me dorë te rruga,

Po shkonte, shofer Hajriut!

 

I shkrepi një natë në kokë,

Edhe karroxhi Lefterit,

U kapërdis në Timon,

Me patentën e Karrocierit!…