Thyhet urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e shkollave më 16 Janar nga një shkollë shqiptaro- greke

491
Sigal

Megjithëse Ministri i Shëndetësisë ka nxjerrë një
urdhër “Për marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së epidemisë së
gripit” dhe në të cilin urdhëron mbylljen e shkollave deri në datën 14 janar,
një shkollë e mesme në afërsi të Sarandës ka njoftuar hapjen e saj ditën e
nesërme në 9 janar.

Në njoftimin e shkollës nëpërmjet faqes që pretendon
se është faqja zyrtare e shkollës Kolegji “Fryrne Dashurie”- thuhet se
ambientet e kësaj shkolle janë të ngrohtë se ky është shkaku që mësimi do të
fillojë nesër, pavarësisht se nga autoritetet shqiptare nuk është pranuar
ndonjëherë se shkollat janë mbyllur për shkak të temperaturave por për shkak të
gripit. Nxënës të kësaj shkolle, të cilët nuk duan të identifikohen, shprehen
të habitur dhe të irrituar nga kjo sjellje.