Një tërmet i fuqishëm ka tronditur të gjithë Shqipërinë duke futur në panik të gjithë qytetarët dhe duke shkaktuar alarm te qytetarët.

Raportohet se në Tiranë tërmeti ka pasur magnitudë 5.6 ballë, ndërsa qytetarët në Tiranë kanë ndjerë panic dhe kanë dalë në rrugë.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë dhe në qytete të tjera të vendit si Durrës, Krujë, Shkodër, Kukës, Fier, Elbasan, etj.

Në Gjirin e Lalëzit qytetarët kanë braktisur plazhin dhe raportohet se lëkundjet kanë qenë shume të fuqishme.

Një numër shumë i madh njerëzish kanë dalë në rrugë, ndërsa nuk raportohet që të ketë njerëz të lënduar.

Derimë tani mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Gjirin e Lalëzit, ndërsa kanë shfaqur probleme dhe linjat e telefonit. Ndoshta pasi një pjesë e mirë e qytetarëve janë përpjekur që të lidhen me familjarët e tyre.