‘Tërmeti i parë i shpëtoi shqiptarët, pasojat do ishin më të rënda’

529
Sigal

Gazeta greke, Proto Thema shkruan se Shqipëria po përjeton pasojat e tërmetit më të rëndë në katër dekada.

Sipas saj, tërmeti i parë mund të ketë ndikuar që të shpëtohen dhjetëra jetë.

“Numri i vdekjeve mbeti relativisht i vogël, vetëm sepse pothuajse një orë përpara se të ndodhte tërmeti me madhësi 6.4 , kishte ndodhur një tërmet tjetër me madhësi më të vogël, 4.4. Megjithatë shumë njerëz dolën nga banesat sepse përqendrimi i goditjes ishte shumë afër sipërfaqes së tokës. Si rezultat, një numër i madh qytetarësh, banesat e të cilave u rrëzuan më vonë, shpëtuan pasi kishin dalë tashmë në rrugë”.