Tërmeti i 26 nëntorit/ Prangoset ish-punonjësi i ALUIZNI-t në Durrës pas nëntë muajsh në kërkim

414
Sigal

Ish-punonjësi i ALUIZNI-t në Durrës, Skerdilajd Bello, 30 vjeç ka rënë në prangat e policisë. Prej nëntë muajsh ishte shpallur në kërkim për pasojat e tragjedisë së tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor të vitit të kaluar.

Gjykata e Apelit të Durrësit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Bellon dhe disa të tjerë, të cilët konsiderohen si persona përgjegjës për ndërtesat e shembura në zonën e Durrësit.

NOA

Ata janë Flamur Gjuzi, (ish-drejtor i ALUIZNIT), Artemis Malko, Artur Çela, Arben Qato, Dëshira Qato, Aldo Dakovelli, Skerdilajd Bello, Artur Terziu dhe Rasim Shehu.

Më herë, në dhjetor të vitit 2019 Gjykata e Durrësit dha masat e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj tetë ish-zyrtarëve të tjerë.