Tërmeti 5.1 ballë ‘trondit’ Shqipërinë, dëme të lehta në Belsh e Cërrik

532
Sigal

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 është shënuar në orën 02.54 minuta të 19 Majit. Sipas website Centro Meteo Italiano, i cili shënon tërmetet në gjithë botën në kohë reale, lëkundjet e forta kanë ndodhur në Cërrik dhe pikërisht në koordinatat 39.7 dhe 20.29 në një thellësi prej 10.7 kilometrash. Mësohet se lëkundjet sizmike të tërmetit kanë shkaktuar dëme të lehta në Belsh të Elbasanit dhe në Cërrik. Kështu sipasd kreut të komunës Belsh, Asqeri Kruja, në një lidhje telefonike për A1 Report, një shkolle i është shembur çatia, duke shkaktuar edhe konfuzion për zhvillimin e mësimit por që ka vijuar normalisht. Ndërsa në Cërrik lëkundjet kanë qenë më të forta duke shkaktuar panik tek banorët të cilët kanë dalë në rrugë të frikësuar. Kreu i bashkisë, Servet Duzha tha për A1 Report se nga lëkundjet e tërmetit nuk ka të ënduar në njerëz por vetëm dëme materiale, ku theksohet një çarje gjetësore e një pallati si dhe thyerja e disa xhamave të disa apartamenteve. Të tjera website epiqendrën e japin rreth zonës së Dumresë, ku nuk raportohen dëme, por vetëm lëkundje të forta.