Tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.6 rihter shkund Elbasanin dhe Lushnjen

86

Një tërmet i fuqishëm me epiqendër 29 km nga qyteti i Elbasanit dhe 10 km nga qyteti i Lushnjes, është ndjerë në orën 01:25.

Sipas Qendrës Europiane, CSEM, tërmeti ka patur magnitudë 4.6 të shkallës rihter dhe thellësi 5km. Ndërsa, sipas IGJEUM në Shqipëri, tërmeti ka patur magnitudë 4.5 të shkallës rihter.

Lëkundjet e tërmetit, veç Elbasanit dhe Lushnjes, janë ndier edhe në Fier dhe Tiranë.

Pak minuta përpara këtij tërmeti, rreth orës 01:22, u ndjenë lëkundje me epiqendër në Elbasan, me magnitudë 3.1 të shkallës rihter.