Tërmet 4,5 ballë në Greqi

530
Sigal

Gazeta Telegraf/ Një tërmet është regjistruar në afërsi të qytetit Nafpaktos në
Greqinë perëndimore, bëjnë të ditur mediat greke.Epiqendra e tërmetit u
lokalizua në tre kilometra në perëndim të qytetit dhe 174 kilometra në
veriperëndim nga Athina.Sipas Qendrës sizmologjike evropiane, tërmeti ka qenë
me intensitet prej 4,5 ballë sipas shkallës së Rihterit, ndërsa epiqendra ka
qenë në 18 kilometra në veri të qytetit Patra.Nuk ka informata për viktima
eventuale dhe dëm të shkaktuar material.