Konflikti në Siri arrin “pikën e vlimit”

509
Sigal

Gazeta Telegraf/ Forcat ruse janë të
gatshme që të rrëzojnë aeroplanët dhe raketat amerikane në Siri, me qëllim që
të mbrojnë jetët e oficerëve të vet, të cilët veprojnë në Siri, ka tërhequr
vërejtjen ministria ruse e Mbrojtjes

Zëdhënësi i ministrisë
së Mbrojtjes, gjenerali Igor Konashenkov, qysh më herët ka deklaruar se sulmet
e pa-sanksionuara të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Siri mund
të rrezikojnë jetët e oficerëve dhe ushtarëve rusë që janë në Siri.

Siç theksuan ekspertët
ushtarak, vendimi për shkatërrimin e aeroplanëve të paidentifikuar mund të
merret me shpejtësi, pasi që radarët rusë nuk mund të identifikojnë përkatësinë
e aeroplanëve të paidentifikuar, në zonat e veprimit të forcave të rregullta
ushtarake të Sirisë.

Në internet janë
publikuar disa fotografi, të cilat kanë nxitur një debat të ashpër dhe kanë
ndezur imagjinatën e mbështetësve të teorive të konspiracionit. Pretendohet se
në këto fotografi mund të shihet se si aeroplanët amerikanë ngjyrosen, për t’iu
ngjasuar aeroplanëve rusë.

“Nëse në rajonet në të
cilat veprojnë oficerët rusë shfaqen aeroplanë të paidentifikuar apo nëse në
ato rajone shkrepën raketa, vendimi për shpëtimin e pjesëtarëve të ushtrisë
ruse do të merret me shpejtësi”, kanë deklaruar burimet ruse.

Njësitë ruse, të
stacionuara në bazat ushtarake Hmejmim dhe Tartus janë të mbrojtura nga
sistemet kundërajrore S300, si dhe sistemet më të reja, S400, të cilat kanë një
rreze të veprimit prej 400 kilometra