Tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me 19-vjeçaren, në pranga një person në Ersekë

185
Sigal

Shtetasi N. H., banues në Ersekë, është arrestuar ditën e sotme pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një  19-vjeçare.

Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. H., banues në Ersekë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi në fshatin Starje, Kolonjë, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare. “– njofton policia.